Vëllai i Burimit i dërgon një mesazh produksionit të BBVK

Imitimi i Burimit nga aktori Rrezart Veleshnja ka nxitur debate, si brenda edhe jashtë shtëpisë së Big Brother Vip Kosova 3.

Lidhur me këtë çështje një mesazh e ka dërguar tek Produksioni edhe vëllai i Burimit.

“Të bësh shaka për xhuxhët apo për këdo tjetër bazuar në një veçori fizike mund të jetë e dëmshme dhe stigmatizuese, gjithçka varet nga konteksti, qëllimi dhe ndjeshmëria e personave të përfshirë. Humori mund të përqojë sterotipe, apo të forcojë paragjykime. Është e rëndësishmë të mërren parasysh ndjenjat dhe dinjiteti i të tjerëve”, shkruhej në mesazh.