Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, njëherësh nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, nëpërmes një adresimi në rrjetin social facebook, ka thumbuar kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.
Ndonëse nuk i ka përmendur emrin, Veliu ka shkruar se në historinë e parlamentarizmit demokratik nuk mbahet mend që kryetari i Parlamentit të ketë qenë person jo-partiak.
“Në historinë e parlamentarizmit demokratik nuk mbahet mend që kryetari i Parlamentit të ketë qenë person jo partiak! Po ashtu, nuk mbahet mend kërcimi i kryetarit të Parlamentit në parti tjera!”, ka shkruar Veliu.