Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu është deklaruar rreth shkarakimit nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.
Në një prononcim për “Indeksonline”, numri një i MPB-së ka thënë se largimi i Qalajt nga detyra është bërë për shkak të perfromancës së tij.
“Në përputhje me ligjin është bërë lirimi nga detyra nga kryeministri, ashtu siç është e përcaktuar me ligj”, është shprehur ai.
I pyetur se a lidhet me rastin e arrestimit të nënkryetarit të LDK-së dhe kryetarit të Istogut, Veliu ka hedhur poshtë këto konkludime.
“Jo, nuk ka asnjë lidhje me atë rast”, ka thënë ai.