Ministri i Ministrisë së Punëve tëBrendshme, AgimVeliu, në bazë të kompetencave dhe përgjegjësive që ka, sot ka emëruar në cilësinë e koordinatorëve nacional, zëvendësministrat e MPB-së për strategjitë e përcaktuara si më poshtë:
Për detyrat dhe përgjegjësitë e Koordinatorit Nacional kundër krimit të organizuar, Koordinatorit Nacional për parandalimin e krimit dhe Koordinatorit Nacional për kontrollin e armëve të vogla, të lehta dhe eksplozivëve është autorizuar zëvendësministri i MPB-së, z. Agron Bacaj.
Po ashtu,ministri Veliuemëroi zëvendësministrinZafir Berisha, të ushtrojë detyrat dhe përgjegjësitë Koordinatorit Nacional për siguri kibernetikedhe të Koordinatorit Nacional për menaxhimin e emergjencave.
Ndërsa, zëvendësministri MilanRadojevic është emëruar Koordinator Nacional kundër narkotikëve, Koordinator Nacional për siguri në bashkësidhe Koordinator Nacional kundër trafikimit me njerëz.
Zëvendësministri Yildiray Bajram është autorizuar nga ministri Veliu të ushtrojë detyrat dhe përgjegjësitë eKoordinatorit Nacional për menaxhim të integruar të kufirit dhe Koordinatorit Nacional për ri-integrim dhe riatdhesim të personave si dhe të Koordinatorit Nacional për migrim