Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi do të jetë blerja e dytë e Mallorcas në këtë afat kalimtar.
Transferimi i tij ka zgjatur më shumë se sa duhet për shkak se dy klubet nuk arrinin dakord mbi formulën e transferimit,
Në fund është arritur marrëveshja, ku Muriqi do të kalojë te Mallorca si huazim me opsion blerje.
Muriqi është nënshkrimi i dytë dimëror pas ardhjes së Sergio Ricos.
Mungesën e golave të Mallorcas do ta zgjidhë sulmuesi kosovar, shkruan Marca,
Muriqi në këtë sezon me Lazion ka zhvilluar 15 paraqitje, teksa ka kontribuar me një asistim.