Tashmë ka disa ditë prej kur hyri në fuqi Ligji anti-COVID, i cili u votua nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Derisa, ky ligj parasheh edhe masa rigoroze, për ata që thyejnë rregullat e vëna nga IKSHPK në luftën kundër përhapjes së virusit korona, një nga to është edhe bartja e maskave, ku s’po mungojnë as dënimet.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, përmes një postimi në FB ka dhënë sqarime dhe një herë në lidhje me bartjen e maskës se në cilat vende lejohet, në të kundërtën gjoba është 35 euro.
Ky është postimi i tij:Ligji nr. 07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës, në nenin 24, pika 5, përcakton se “personi fizik i cili nuk respekton vendimin e organit kompetent për bartjen e maskës, dënohet me gjobë 35 euro”
.Më poshtë, disa shembuj nga CDC (Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve) se ku duhet dhe ku nuk duhet bartur maskën.