Ka ndërruar jetë e moshuara e cila në nëntor të vitit 2022 ishte keqtrajtuar nga punëtoret e Qendrës për të Moshuar në Pejë” Orenda”, rast ky i cili kishte tronditur opinionin publik
Ka ndërruar jetë më 29 maj e moshuara që u keqtrajtua nga punëtoret e Qendrës për të Moshuar në Pejë” Orenda”.
Këtë e ka bërë të ditur Meshar Selimaj, avokati i familjes së të moshuarës, në emisionin “Rreth e Rrotull”.
Në nëntor të vitit 2022, e moshuara ishte keqtrajtuar nga punëtoret e Qendrës për të Moshuar në Pejë” Orenda”, rast ky i cili kishte tronditur opinionin publik.
Ku mbeti rasti “Orenda”?
Avokati Selimaj ka thënë se tashmë rrethanat e rastit janë ndryshe pasi e dëmtuara në këtë rast ka ndërruar jetë.
Ai ka thënë se nga 31 tetori nuk është mbajtur ndonjë seancë gjyqësore për këtë rast, ndonëse prokuroria në Pejë ka dërguar aktakuzën në Gjykatë që nga prilli i vitit të kaluar.
Selimaj ka thënë se tri nga të pandehurat në këtë rast, njëra nga to është deklaruar e fajshme, ndërsa dy të tjerat të pafajshme para gjykatës.
Më 2 nëntor të vitit 2022, një qytetare kishte publikuar një video në rrjetin social Facebook, ku shihej një infermiere duke e sulmuar një të moshuar.
E moshuara shihej në video duke tentuar të largohet dhe duke bërë përpjekje ta mbrojë veten, përderisa infermierja vazhdimisht e godet me shuplaka në fytyrë dhe me këmbë në bark.
Të dyshuarave u ishte caktuar paraburgimi, ndërsa një vendim i Gjykatës Supreme i kishte liruar nga paraburgimi.