I riu nga Kosova, Egzon Kryeziu, humbi jetën pas një aksidenti të rëndë duke mos i përballuar plagëve të rënda që kishte marrë, shkruan Gazeta Metro.
Ai i ishte fejuar me Erblina Kamerollin e cila e prekur shumë rëndë nga humbja e tij, përmes një mesazhi të shkurtër duke i publikuar një foto të tij ka shprehur dhimbjen e madhe.
Ajo përmes një postimi të bërë në “story”, Instagram, ka publikuar një fotografi të Egzonit, në të cilën ai shihet i buzëqeshur.
Në mbishkrimin e fotografisë ajo ka shkruar fjalët, “Pusho i qetë engjëll”, duke e shprehur kështu dhimbjen e madhe për njeriun e zemrës.
Egzon Kryeziu u varros dje. Ai vdiq të shtunën në Stamboll ku shkoi për të mjekuar plagët, nga një aksident që pësoi në dhjetor të vitit 2018.