Në varrezat e Drenasit këtë të shtunë do të varroset 40-vjeçari, Adem Qorri, i cili vdiq në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nga ora 15:00,
40-vjeçari vdiq tragjikisht derisa po e shpëtonte një fëmijë në det teksa ditë më parë familjarët e tij treguan se si ndodhi ngjarja tragjike.
“Ata kanë shkuar në plazh për të festuar me ekipin, djali i tij së bashku më një shok kanë qëlluar në ujë kur edhe rryma e ujit është aktivizuar. Djalin e tij e ka shpëtuar trajneri i ekipit, ndërsa Ademi ka hy ta shpëtojë shokin e të birit. Atë e ka shpëtuar, por vetë nuk ka pas mundësi të dali pasi rryma e ujit e fuqishme nuk e ka lejuar”, kanë deklaruar familjarët e të ndjerit”, deklaruan ata