Ka vdekur personi i dytë që i është bërë transplantim i zemrës së një derri, kanë njoftuar mjekët.
Lawrence Faucette e pranoi organin muajin e kaluar pasi u konsiderua se nuk ishte i përshtatshëm për transplantim të zemrës së një njeriu për shkak të një problemi shëndetësor, raportoi DailyMail.
Ai ishte i shëndetshëm në muajin e parë pas transplantimit të zemrës së modifikuar gjenetikisht.
Por, në ditët e fundit trupi i tij filloi të shfaqte shenja të refuzimit të organit – që ndodh shpesh edhe në rastet e transplantimit të zemrës së njeriut.
Faucette jetoi me zemrën e derrit për 40 ditë, që nuk ishte aq gjatë sa David Bennett – personi i parë që pranoi një zemër derri – i cili jetoi për 60 ditë pas operacionit.