Tre persona kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.
Dy nga viktimat janë nga Komuna e Prizrenit (57 vjeçar dhe 78 vjeçar), të cilët përveç infeksionit me COVID-19 kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Ndërsa pacienti i tretë është nga 71 vjeçar Komuna e Suharekës.
Lajmin e ka bëtë të ditur Qendra Klinike Universitare e Kosovës përmes një njoftimi në Facebook.
“Mbrëmë në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë pacienti J.N. 1963 nga komuna e Prizrenit si dhe sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë pacienti R. B. 1942 nga komuna e Prizrenit, të cilët përveç infeksionit me Covid -19 kishin edhe sëmundje shoqëruese”, thuhet në njoftim.
“Sot, në orën 08:15, ka vdekur pacienti me inicialet D.N, viti i lindjes 1949 nga Suhareka, i cili ishte pranuar në Njesinë Intensive në objektin e Mjekesisë me datën 23.06.2020, si transfer nga Klinika Infektive, i konfirmuar me strisho pozitive për COVID-19”, përfundon njoftimi./