Në Komunën e Skenderajt sot kanë vdekur edhe dy persona si pasojë e infektimit me koronavirus,
Lajmin e ka kumtuar përmes një postimi në Facebook kryetari i kësaj komunë, Bekim Jashari, i cili njoftoi se njëra nga viktimat është nga fshati Rezallë, kurse rasti i dytë është veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe mirëmbajtës në shkollën fillore të mesme të ulët “Azem Bejta” në Prekaz.
Jashari i ka ngushëlluar familjet e dy viktimave, Aruqi dhe Rushiti si dhe miqtë e këtyre dy familjeve.
Postimi i plotë i Bekim Jasharit:
Të dashur qytetarë,
Me keqardhje ju njoftoj se në komunën tonë kemi dy vdekje nga COVID-19.
Viktima e parë ishte nga fshati Rezallë, kurse rasti i dytë, veteran i UÇK-së dhe mirëmbajtës në shkollën fillore të mesme të ulët “Azem Bejta” në Prekaz.
Ngushëllime familjes Aruqi e Rushiti dhe miqëve të këtyre familjeve.
Qytetarë të nderuar, uroj që të mos kemi më viktima nga ky virus, kurse të infektuarve ju uroj shërim të shpejtë.
Rreziku është ende evident, virusi mund të na marrë jetët tona, andaj duhet të jemi të kujdesshëm dhe t’i përmbahemi masave preventive.
Mbani maskat dhe distancën mes individëve!
Pa panik, por me kujdes të shtuar!/