Një nga vullnetarët që mori pjesë në provën klinike të vaksinës të përgatitur nga kompania AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit për Covid-19 ka ndërruar jetë, njoftoi shërbimi shëndetësor Anvisa i Brazilit,
Sipas Universitetit të Sao Paulo, i cili ndihmon në koordinimin e fazës së tretë të provës klinike, viktima ishte brazilian. Ai thuhet se ishte 28 vjeç, ndërsa nuk dihet nëse po merrte vaksinën.
Raporti i vdekjes nuk specifikon në cilat kushte dhe nga cilat ndërlikime ka ardhur vdekja e personit që ka marrë pjesë në hetimin e vaksinës, përcjell tutje Albinfo.ch.
Prova e vaksinës në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA është ndaluar që nga 6 shtatori , pasi njëri prej vullnetarëve thuhet se u diagnostikua me një sëmundje të rrallë, një inflamacion të palcës kurrizore.