Familja, Fushtica nga Drenasi mori lajmin e hidhur për vdekjen e vajzës shembullore të shkollës fillore “Luigj Gurakuqi”, Anita Mehmeti.
Ajo ishte shtruar në spital vetëm dy ditë më parë, pasi kishte temperaturë dhe dhimbje të stomakut, transmeton Indeksonline
Voglushja e ndjerë nuk kishte probleme tjera shëndetësore, përveç komplikimit në fjalë, që njihet si “zorrë qorre”. Ajo ishte vetëm 16 vjeçe.
Lidhur me këtë, ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Ai ka nga ngushëlluar familjen Mehmeti nga fshati Fushticë e Lartë më rastin e vdekjes së vajzës së tyre Anita Mehmeti