Vdes veterani i arsimit Imer Shala, që edukoi shumë breza edhe në Klinë

Në moshën 79 vjeçare pas një së sëmundje të shkurtër ka ndërruar jetë veterani i arsimit Imer Zenun Shala.

Shala ka dhënë kontribut të madh në fushën e arsimit në Kosovë. Ai ka punuar si mësimdhënës në qytetin e Klinës dhe në fshatrat përreth nga viti 1970 deri 1973.

Gjithashtu ka qenë i angazhuar si profesor edhe në Gjimnazin “Luigj Gurakuqi” në Klinë dhe në Shkollën Fillore “Bajram Curri” në Lloshkadranoc.

Varrimi i të ndjerit bëhet më 14.09.2024 në varrezat e fshatit Loxhë.

Funerali niset nga shtëpia e të ndjerit në orën 16:00.