Ka vdekur rapsodi kosovar, Sabit Godeni. I ndjeri ka shumë vite që ishte pjesë e pandashme e muzikës folklorike shqiptare.
Godeni ishte pjesë edhe e ansamblit “Bajram Curri” duke krijuar shumë këngë e vepra me motive kombëtare.
Godeni ishte veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Varrimi i Sabit Godenit do të bëhet sot nga ora 15:30 në varrezat e fshatit Pomozotin.