Ka vdekur edhe personi i katërt i aksidentuar në fshatin Bërnjak të Rahovecit, më 26 korrik.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.
“Me datë 06.08.2019, në ora 15:30, Policia është informuar nga mjeku kujdestar ne QKUK-Prishtinë se i lënduari në aksident trafiku me 26.07.2019, L.J i lindur në vitin 1973, për shkak të lëndimeve te rënda ka ndërruar jetë”, ka thënë ajo për Koha.net, duke shtuar se lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Më 26 korrik, si pasojë e aksidentit mes dy veturave, në vendin e ngjarjes kishin vdekur tre persona.