Një vajzë 15-vjeçe ka vdekur si pasojë e lëndimit në qendrën e skijimit në Brezovicë.
Zëdhënesi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, për Kallxo.com bëri të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 12:00. Derisa, vajza fillimisht ishte dërguar për ndihmë të parë në Shtërpcë pastaj në Spitalin e Mitrovicës, ku edhe ka vdekur.
“Sot, rreth orës 16:00, policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në Qendrën e Skijimit në Brezovicë rreth orës 12:00 ka ndodhur një lëndim trupor gjatë skijimit të një personi e gjinisë femërore M.B., e nacionalitetit serb, e moshës rreth 15-vjeçare. Pas ndihmës së parë në Shtërpcë me autoambulancë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Spitalin e Mitrovicës”- ka thënë Veseli.
Tutje ai shtoi se rreth orës 17:50 Policia është njoftuar se nga lëndimet e pësuara e njëjta ka vdekur në Spitalin e Mitrovicës.