Vdes një shtetas i Shqipërisë në Kosovë, ishte duke punuar në një shtëpi

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është raportuar për një lëndim të rëndë trupor.

Një shtetas i Shqipërise derisa ishte duke punuar në jë shtëpi private është rrëzuar, dhe si pasojë ka marrë lëndime trupore,

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore ishte dërguar në QKUK i cili rreth orës 21: 00 ka ndërruar jetë.

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Fsh. Isniq, Deçan 29.09.2020 – 11:00.  Është raportuar se viktima mashkull shtetas i Shqipërisë derisa kishte qenë duke punuar në një shtëpi private dyshohet se ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime trupore. Viktimës ndihma e parë mjekësore  iu ka dhëne në Spitalin Rajonal në Pejë, pastaj për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore ishte dërguar në QKUK i cili rreth orës 21: 00 ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe inspektorët komunal, kurse trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.”, njofton Policia e Kosovës