Një punëtor i Kompanisë së çimentos “Sharrcem” në Han të Elezit ka vdekur si pasojë e rënies nga një lartësi prej 40 metrash.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Ferizajt, Agim Gashi.
“Po deri më tani i kemi këto gjëra të konfirmuara dhe zyrtare. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11 sot. Një punëtor deri sa ishte duke kryer disa punë ka rënë në brendësi të një rezervari nga çimentoja nga një lartësi prej 40 metrash. Njësitë e urgjencës dhe të policisë janë në vendin e ngjarjes ku po e bëjnë edhe tërheqjen e trupit”, tha Gashi për