Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotëm në Komoran, saktësisht e njohur si ‘Rruga e Carralevës’.
Sipas burimeve të Indeksonline si pasojë e këtij aksidenti ka ndërruar jetë një person, i cili nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.
Ndërsa nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se të përfshirë në këtë aksident ishin një automjet i llojit ‘PickUp’ dhe dy motoçikleta.
“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e aksidentit dhe po kryejnë hetimet e nevojshme”, u tha nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha