Në natën në mes të së shtunës dhe të dielës, një person nga Komuna e Malishevës, ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me virusin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK).
Nëpërmjet një komunikate për media komuna bën të ditur se për gjashtë vite me radhë nuk ka pasur raste të vdekjeve me EHKK, ndërsa për pesë vite radhazi nuk ka pasur as raste të infeksionit,
Bazuar në të dhënat e deritanishme, tashmë i ndjeri, edhe pse i prekur me EHKK, nuk është trajtuar në Klinikën Infektive, por në një klinikë tjetër dhe në momentet e fundit të jetës, ka pasur nevojë edhe për terapi me oksigjen.
Lidhur me rastin sot është mbajtur një takim urgjent i shtabit komunal për EHKK, si dhe çështja është trajtuar edhe në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve.