Një person i infektuar me koronavirus nga Suhareka ka vdekur sot,
Drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë, Besa Kuqi, ka thënë se viktima është S.K., i testuar pozitiv më 24 korrik dhe i hospitalizuar në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.
“Me keqardhje ju njoftoj se edhe një qytetar humb betejën me #COVID19 nga qyteti i Therandës, S.K, i testuar pozitiv më 24 korrik dhe i hospitalizuar në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit. Ngushëllimet më të sinqerta familjes. Edhe 32 qytetarë të komunës tonë po e vazhdojnë betejën me këtë virus të fshehtë për jetë normale. Ju lutem, rriteni kujdesin, mbajeni distancën dhe zbatoni masat mbrojtëse kundër #COVID19!”, ka thënë ajo.