Një person dje ka vdekur në fshatin Novosellë të Malishevës, pasi kishte shkuar tek stalla e cila ishte përfshirë nga zjarri
Vdekja dyshohet të ketë ardhur nga ajri i tymosur.
Ai kishte arritur pa shenja jete në QKMF.
“Viktima mashkull kosovar është sjellë pa shenja jete në QKMF pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Si pasoje kësaj vdekje dyshohet të jetë ajri i tymosur pasi që viktima kishte shkuar tek stalla e cila ishte përfshirë nga zjarri”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Tutje në këtë raport thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IM për obduksion.