Një person është dërguar dje pa shenja jete në QKMF-në e Istogut. Policia ka njoftuar se pasi është denoncuar në Polici kjo ngjarje, rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”.
Sipas policisë gruaja e viktimës ka deklaruar se ai kishte probleme shëndetësore.
Tutje është njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:13 në Istog.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, derisa hetimet lidhur me këtë ngjarje kanë filluar