Mësimdhënësi nga Podujeva, Bedri Raçi nuk arriti t’i mbijetojë COVID-19.
Lajmin për vdekjen e mësuesit e bëri të ditur u.d i Kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari, përmes një postimi në “Facebook”.
“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit Bedri Raçi, i cili nuk arriti t’i mbijetojë përballjes me Covid-19. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të tij. I përjetshëm kujtimi për Bedriun!”, ka shkruar Rudari.