Një person është dërguar në Spitalin e Prizrenit pasi i ishte keqësuar gjendja teksa ishte duke luajtur futboll.
Sipas raportit policor, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion, me vendim të prokurorit.
“Prizren, 13.02.2022 – 15:10. Raportohet se viktima mashkull kosovar përderisa ishte duke luajtur futboll, i është keqësuar gjendja shëndetësore. Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jete i viktimës dërgohet në IML për Obduksion” njofton policia.