Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 64 pacientë me Covid-19. Nga këta pacientë 48 të konfirmuar, dhe 16 në pritje të rezultateve.
Nga pacientët e shtrirë 25 janë në Oksigjeno terapi, 7 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Një paciente e konfirmuar me Covid-19, e moshës 66 vjeçare e shoqëruar edhe me sëmundje tjera fatkeqësisht ka vdekur. Deri më tani në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 40 pacientë janë shëruar nga Covid-19.
Nga personeli i Spitalit 5 Mjek, 7 Infermierë dhe 2 Bioinxhinjer janë të infektuar me Covid-19.
Gjatë 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 186 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
Nga këta 22 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Kanë qenë 2 lindje, të dyja me prerje cezariane. Kanë lindur 2 foshnje 1 e gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore..
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 10 operacione, ndërsa 184 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,325 analiza.