Një grua e moshës 61-vjeçare është ndarë nga jeta mbrëmjen e kaluar teksa po trajtohej në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se kanë nisur hetimet lidhur me rastin, pasi nga stafi mjekësor është thënë se e ndjera është trajtuar për 126 ditë në Klinikë, por që gjatë kësaj kohe asnjëherë nuk është vizituar nga ndonjë familjar.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.