Një grua e moshës rreth 40-vjeçare në Malishevë ka vdekur pasi është hedhur nga shkallët e katit të gjashtë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj,
Gjurkaj ka bërë të ditur se gruaja dyshohet se ka qenë në depresion psikik.
“Sot rreth orës 09:00 Rreth moshës 40, është hedh nga shkallët e katit të gjashtë. Dyshohet se ka qenë nën depresion psikik. Trupi i pajetë është dërguar ne IML-e Prishtinë, për obduksion”, ka thënë Gjurkaj.