
Një grua lehonë 24-vjeçare ka vdekur mbrëmë në Mjekimin Intensiv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës si pasojë e infektimit me COVID-19,
Ajo ka vdekur pas qëndrimit disaditor në këtë njësi të QKUK-së.
Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismaili tha në një përgjigje për Gazetën Sinjali se e ndjera ishte operuar më 29 mars, dhe po të njëjtën ditë, ishte transferuar në Klinikën Sportive, e më pas në Mjekimin Intensiv të QKUK-së ku edhe ka vdekur.
Sipas tij, ajo kishte shkuar me COVID-19 në Gjinekologji në javën e 34-të, kur edhe është operuar.
Mësohet se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore