Një vdekje e dyshimtë është raportuar në Studençan të Suharekës, të mërkurën në mesditë.
Bëhet fjalë për një 19-vjeçar.Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili tha se rasti është cilësuar si vdekje e dyshimt.
“Rasti “Vdekje e dyshimte” Studenqan-Suhareke Ora 12:42, date 02 shtator 2020 Emeregjenca ne Suhareke informon se viktima V. B i lindur ne vitin 2001, ka shkuar pa shenja jete si pasoje e plagës nga arma e zjarrit.
Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimte pasi ne shtepine e viktimes eshte gjetur nje arme e gjate e tipit AK47.
Nuk dihet shkaqet dhe motivi i rastit. Njesite relevante se bashku me Prokurorin e Shtetit kane dale ne vendin e ngjarjes dhe po zhvillojne hetimet kriminalistike.
Trupi i pajete me urdher te prokurorit dergohet ne IML per obduksion”, ka thënë Osmanollaj