Ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare Kujtim Zarari, drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Mjekëve të Kosovës përmes një postimi në Facebook.
“Humb betejën me koronavirusin edhe mjeku familjar. Ndahet nga jeta në moshën 51 vjeçare Dr. Kujtim Zarari Dr.Zarari ishte anëtar i kuvendit të OMK-së”, thuhet në njoftimin e OMK-së.