Mbrëmë në orët e vona, një veturë ka goditur një këmbësore në Cyrih të Zvicrës, e cila nga plagët e marra, ka humbur jetën në vendngjarje.
Sipas albinfo.ch e ndjera është me prejardhje nga Rogana e Kamenicës, me inicialet F. K.
Mediat në Zvicër shkruajnë se pavarësisht masave reanimuese të ndërmarra menjëherë, gruaja ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit.
Sipas gjetjeve të policisë së qytetit të Cyrihut, një grua dhe një burrë ishin në trotuar në Wallisellenstrasse 362 në Cyrih-Schwamendingen (Rrethi 12) në orën 22:15. Pak më vonë ka ndodhur një përplasje mes një makine dhe një gruahe në rrugë.
28-vjeçari shoqërues i të ndjerës dhe shoferi 25-vjeçar janë dërguar në komisariat për sqarime të mëtejshme, njofton policia e qytetit të Cyrihut.
Policia është duke e hetuar aksidentin dhe kërkuar dëshmitarë lidhur me të. /