Vdes nga COVID-19 infermierja Luljeta Statovci

Instrumentarja e Klinikës së Oftalmologjisë Luljeta Statovci ka humbur jetën pas infektimit me COVID-19.

Për vdekjen e saj ka ngushëlluar edhe Oda e Infermierëve që tha se ajo do të kujtohet përherë si profesioniste e përkushtuar, njofton Klan Kosova.

“Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë është njoftuar me pikëllim të thellë se në betejën me COVID-19 ka humbur jetën instrumentarja e Klinikës së Oftalmologjisë, Luljeta Statovci. Ajo do të kujtohet si një profesioniste e përkushtuar në punë e që tërë jetën e saj, u shërbeu pacientëve. Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerës dhe gjithë kolegëve, iu shprehim ngushëllimet më të thella me rastin e vdekjes së parakohshme të koleges Luljeta Statovci”.