Koronavirusi po vazhdon të marrë jetë në vendin tonë.
E fundit ishte grimerja kosovare, Liberta Selaci, e cila ishte shtatzënë.
Lajmi për vushtrriasen është bërë i ditur në rrjetet sociale,
NJOFTIM!
Te nderuar dashamire, shoqeri e familjare
Liberta na la, mbreme vone ia dorzoi shpirtin Krijuesit fuqiplote bashke me beben, qe e kishte ne barkun e saj e qe e donte aq shume.
Liberta, me e mira prej nesh, luftoi shume, por nuk ia doli.
Shpirtin na e keputi, duke na lene nje varre te hapur per tere jeten ne loçken e zemres sone.
Liberta, per shpetimin e te ciles u lut i tere qyteti, e tere shoqeria e familja jone, do te mbetet kujtimi me i mire e me i dashur ne jetet tona.
Pusho e qete me bebushin tend, e neve na prit atje, ne Xhenetet e Allahut!
Varrimi behet ne varrezat e fshatit Banjske me Dreke ne ora 13:00 ne rreth te ngushte familjar e shoqeror.
Te pame nuk do te kete, pasiqe duhet respektuar vendimi per masat anti Covid-19.
Me dhimbje te thelle,
Familja Selaci dhe Hasani