Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Bishtazin të Gjakovës.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person 60-vjeçar.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.
“Sot me datë 24.08.2021 rreth orës 12:40 ka ndodhur një vetaksident trafiku në fshatin Bishtazhin, me ç’rast drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e tij gjatë levizjes në rrugë me pjerrtësi gjatësore ( tëposhtëze) dhe pasi është rrotulluar me mjet në anen djathtë jashtë rrugës ka përfunduar në hendek!. Të gjithë të lenduaritr në aksident (vozitësi dhe tre pasagjerët janë derguar në spitalin rajonal në Gjakovë)”, ka thënë Xhurkaj.
Ai ka bërë të ditur se sipas ekipit mjekësor të gjithë të lënduarit kanë qenë me lëndime të lehta trupore dhe me vetëdije, mirëpo pas një kohe mjeku kujdestar ka njoftuar se një nga të lënduarit rreth moshës 60-vjeçare ka ndërruar jetë.
Për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit dhe hetimet e trafikut rajonal janë duke u marrë me hetimin e rastit.