VDES NË SPITAL EDHE NJË I BURGOSUR1

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri, me inicialet I. A , i lindur më 1992, transmeton KLINA INFO

I burgosuri, me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë, thuhet se është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës rreth orës 10:10, por “përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë”.”

I. A, ishte shtetas i Republikës së Shqipërisë, akuzohej për Veprën Penale; Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve. I njëjti po vuante dënimin në Qendrën Korrektuese në Dubravë”, thuhet në njoftim.

Lidhur me shkaqet e vdekjes, trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion.

Ky nuk është rasti i vetëm në këtë vit kur të burgosurit po vdesin në spitale./Klina.info/