Pas disa ditësh trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, gruaja që u lëndua në aksidentin në fshatin Turjakë të Pejës, ka ndërruar jetë. E ndjera, nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe vdiq të hënën pasdite.
Viktima po merrte trajtim në QKUK që nga mëngjesi i 11 korrikut, për shkak të lëndimeve të rënda që kishte pësuar.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia, me ç’rast me urdhër të Prokurorit trupi është dërguar në IML për obduksion.
“E dyshuara kosovare e cila ishte duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve që kishte pësuar, me datë 17.07.2023 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.“, njoftoi Policia.