Vdes në QKUK burri që kërceu nga kati i dytë i shtëpisë

Më datë 15 janar të këtij viti një burrë në Prizren dyshohet se kishte kërcyer nga kati i dytë i shtëpisë dhe ishte përplasur për toke. Këtë akt e kishte bërë për të kryer vetëvrasje,

Meqë atëherë kishte marrë vetëm lëndime të rënda trupore, Gazeta Sinjali pati mësuar se ai ishte dërguar në QKUK, ku edhe vazhdoi të merrte tretman mjekësor.

Por gjatë mbrëmjes së kaluar, i njëjti ka vdekur në QKUK. Burimet tregojnë se trupi i pajetë i një burri të komunitetit rom është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti më 15 janar pati ndodhur në rrugën “Agon Fetahu” dhe sipas familjarëve të të ndjerit, ai kërceu me qëllim nga kati i dytë i shtëpisë