Pas katër muajsh trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, burri që u lëndua në aksidentin në fshatin Dragobil të Malishevës, ka ndërruar jetë. I ndjeri, nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe vdiq të enjtën në në mëngjës
Viktima po merrte trajtim në QKUK që nga 14 nëntori, për shkak të lëndimeve të rënda që kishte marrë pasi vetura në të cilën ndodhej u përfshi në aksident.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 45-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor në klinikë.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia dhe më pas trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.