Në moshën 34 vjeçare ka vdekur sot Afrim Tafa, zyrtar i Komunës së Shtimes,
Lajmin e kanë bërë të ditur nga komuna përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.
Njoftimi i plotë:
Më dhimbje të thellë, Komuna e Shtimes ka marr lajmin për vdekjen e punëtorit, kolegut Afrim Tafa, në moshën 34 vjeçare i cili ka ndërruar jetë sot.
Afrimi për vite të tëra zhvilloj veprimtarinë e tij si punëtor i përkushtuar në punën e tij në shërbim në Komunën e Shtimes.
I gjithë stafi, kujton Afrimin si një bashkëpunëtor i shkëlqyer, i përgjegjshëm dhe i përkushtuar në kryerjen e detyrave të punës.
I gjithë stafi Komunës, i shpreh ngushëllime familjes Tafa dhe të afërmëve!
I lehtë i qoftë dheu!/Klina.info/