Vdes motra e madhe e komandantit legjendar Adem Jashari

Hava Jashari, motra e madhe e komandantit legjendar Adem Jasharit, është ndarë nga jeta sot.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, me anë të një njoftimi në Facebook.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të nënës, motrës, hallës sonë të dashur,

HAVA (SHABAN) JASHARI-GASHI, e cila u largua nga kjo botë sot.

Ajo ishte një grua e mrekullueshme, e përkushtuar ndaj familjes dhe të dashurëve të saj, e cila na la pas kujtime të vyera dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm.

Ceremonia mortore do të mbahet sot më 23.09.2024, në orën 16:30, në varrezat e fshatit Kryshevc-Skenderaj.

Do të mbetet përgjithmonë në zemrat tona.”