Vera këtë vit është e veçantë nga që pas pandemisë shumë mërgimtarë do t’i drejtohen shtëpive
të tyre, vendlindjes për t’u çmallur me të afërmit,familjarët e tyre.
Por për bashkëqytetarin tonë Latif Gashin kjo ishte ardhja e fundit nga Danimarka për në vendlindjen e tij-Gremnik.
Vizita në vendlindje bëri që i ndjeri të pësoi infarkt kardiak dhe të ndërroi jetë sot me 05. 07.2021 në fshatin e tij të lindjes në Gremnik.
Familja e pikëlluar njofton të afërmit se varrimi i të ndjerit do të bëhet të marten me 06. 07.2021 në ora 14 në varrezat e fshatit Gremnik.