Vdes legjenda e klubit pejan KF Besa, Eroll Krasniqi

Ka vdekur në moshën 54-vjeçare legjenda e futbollit të Kosovës, ikona e klubit Besa e Pejës, Eroll Krasniqi.

href='https://www.facebook.com/profile.php?id=61568261806507&mibextid=ZbWKwL'>

Lajmi për vdekjen e tij është bërë nga familja e futbollistit në një postim në Facebook.

Eroll Krasniqi ka qenë ndër mesfushorët më të shquar në vitet e 90-ta.

Komuniteti i futbollit përherë do ta kujtojë atë si njeri të dashur dhe do ta vlerësojë për kontributin e tij në avancimin e futbollit shqiptar.