Ka ndërruar jetë ish-ushtari i UÇK-së, Agim Ferati, që shërbeu në Zonën Operative të Shalës në Mitrovicë.
52 vjeçari kishte qenë një nga snajperistët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftën e fundit.
Feratin lart e vlerësuan bashkëluftëtarët, por edhe nga Organizata e Veteranëve të Luftës.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet të dielën, nga ora 12:00, në Varrezat e Dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës.