I riu nga Drenasi, Endrit Qorri, ka ndërruar jetë sot,
Për vdekjen e tij njoftoi kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci, i cili ngushëlloi familjen për këtë humbje.
Rrethanat e vdekjes së tij nuk u konkretizuan, por Lladrovci e cilësoi vdekjen e tij si lajm tragjik.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin tragjik për ndarjen nga jeta e të riut, Endrit Qorri. Në emrin tim dhe të komunës së Drenasit shpreh ngushëllime më të sinqerta familjes Qorri, shokëve dhe gjithë atyre që e kanë njohur”, shkruhet në njoftimin e komunës.
Ndërkaq nëna e të ndjerit në një postim në Facebook ka njoftuar se varrimi i djalit të saj do të mbahet sot në orën 18:00.
Kurse kushërira e tij ka shkruar se vdekja e Endritit ua ka tharë zemrat.
“Na thave zemrat o Endrit – djali migjes”, ka shkruar ajo në Facebook. /