I riu Ermal Delija nga Mitrovica ishte rrahur nga disa të rinj para disa muajsh ku i ishin shkaktuar lëndime të rënda në kokë, me ç’rast kishte qëndruar disa javë në spital në gjendje kome.
Pasi ishte zgjuar nga koma, Ermali ishte parë në xhaminë e Shipolit te hoxha Fatmir Latifaj i cili i kishte pajtuar familjet në fjalë.
Ndërsa para pak ditësh, të riut nga Mitrovica i kishte humbur sërish vetëdija për çka ishte dërguar me urgjencë në QKUK.
Ermal Delija ka ndërruar jetë para pak minutash në spital.