Vdes gazetari Kastriot Myftaraj, u hodh nga kati i katërt i banesës

Gazetari i njohur, Kastriot Myftaraj, është ndarë nga jeta mesditën e sotme, pasi dyshohet se kreu vetëvrasje.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Shtetit, të cilët kanë bërë të ditur se Myftaraj u hodh nga kati i katërt i banesës në lagjen Ali Demi në Tiranë.

Abc news raporton se gjithë ngjarjen e ka parë nëna e tij, e cila jetonte me të ndjerin.

Njoftimi:

Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi Kastriot Myftaraj., 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.