Ka vdekur krimineli i luftës, serbi, Ratko Mladic. Kjo është konfirmuar nga Bisera Turkovic, ministre i jashtëm në BiH,
Përmes një postimi në Twitter, ajo ka shkruar se vdekja e Mlladiç u konfirmua nga kryetari i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, AAYusuf.
Ndryshe, me 22 nëntor 2017, Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë, e kishte shpallur fajtor me burgim të pëjetshëm ish-komandantin e serbëve të Bosnjës, Ratko Mladiç.
Ai akuzohej për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ratko Mladiç, ishte akuzuar në vitin 1995 së bashku me udhëheqësin politik të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, por që të dy i ishin shmangur drejtësisë për më shumë se një dekadë.
Ratko Mladiçi u akuzua për vrasjen e mbi 8 mijë djemve e burrave në korrik të vitit 1995 në Srebrenicë, ndër mizoritë më të rënda në Evropë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Masakra u krye në një zonë që ishte shpallur e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara.
Ai ishte përgjegjës për rrethimin dhe bombardimin e Sarajevës ku u vranë 10 mijë civilë.
Image result for ratko mladic
Masakra e Srebrenicës dhe rrethimi shumëvjeçar i Sarajevës, ishin zhvillimet që kthyen botën kundër serbëve dhe nxitën sulme ajrore të NATO-s, që çuan në përfundimin e luftës me marrëveshjen e arritur ne Dayton të Ohios në Shtetet e Bashkuara, në nëntor të vitit 1995.
Ratko Mladiç, kishte qëndruar në Beograd në vitet e para pas ngritjes së akuzave ndaj tij, ndërsa ishte fshehur pas rënies së presidentit serb Sllobodan Millosheviç në vjeshtën e vitit 2000.
Në maj të vitit 2011 ai u arrestua në një fermë në Serbinë veriore, pas një periudhe trysnie të Bashkimit Evropian mbi Serbinë që aspiron integrimet evropiane.
Image result for ratko mladic
Gjyqi kundër tij, u hap në maj të vitit 2012. Gjatë tërë procesit ai ka mohuar akuzat ndërsa mbrojtja e tij kërkoi disa herë që ai të lirohet për t’ju nënshtruar përkujdesjeve mjekësore, por gjykata refuzoi.